Është kohë deti por dhe mali, sidomos për shijet e të huajve që i tërheq natyra shqiptare.
Një çift të tillësh janë molepsur më shumë se nga lartësitë dhe pylli i Llogarasë se sa nga uji i kristaltë i Jonit pak më poshtë, duke përfunduar në kërkim policor për arsye shpëtimi jete.
“Policia u vjen në ndihmë dy turisteve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.
Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.
Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”.
Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen në stacionin e Policisë Orikum”, thuhet në njoftimin zytar. /sarandacity.al/