Gushti do jetë më i nxehtë se korriku, sipas parashkimeve sinoptike.
Meteorologia Adiola Bani tha duke filluar nga e diela do të ketë rritje temperaturash.
“Kjo fundjavë do të jetë kryesisht me diell në të gjithë vend tonë. Gjithashtu do të kemi rritje të ndjeshme temperaturash duke filluar nga mesdita e sotme.
Më e ndjeshme do të jetë gjatë ditës së dielë ku termometri do të shkoje deri në 38 Gradë Celsius.
Duke filluar nga e diela e në qarkullim pritet që të kemi një rritje të temperaturave, dhe qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës të cilat do të na sjellin temperatura të larta në vendin tonë.
Ditën mërkurë dhe të enjte pritet që temperaturat të arrijnë deri në 41 gradë”, tha sinoptikania Bani.
Sipas saj, gushti do të sjellë temperatura 3 gradë më të larta se normalja.
“Ky gusht parashikohet me temperatura 2-3 gradë me vlera më të larta sesa normalja.
Gjatë gjithë ditëve të tij, por nuk përjashtohet mundësia e vranësirave 1-2 ditore ku do kemi freskim të motit, por në përgjithësi do të paraqitet një gusht i thatë.
Fillimi i muajit gusht pritet të kemi temperatura shumë të larta”, tha Bani. /sarandacity.al/