Dritare të thyera, çarje në mure dhe shumë dëmtime të llojeve të tjera ka lënë pas tërmeti prej 4.8 të shkallës Rihter që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Heraklion.
Qytetarët janë shqetësuar veçanërisht kohët e fundit për aktivitetin intensiv sizmik të regjistruar në rajonin e gjerë të Kretës.
Janë krijuar dëme në shtëpi, janë krijuar çarje në mure dhe dritaret janë thyer. Pronarët e supermarketeve lokale në mëngjes kur hapën bizneset e tyre, gjetën produktet të shtrira në dysheme.
Kryebashkiaku Manolis Fraggakis, duke folur më herët për Creta24, tha se një ekip inxhinierësh pritet të shkojnë në zonë për të vlerësuar situatën. /sarandacity.al/