Dy miq po gjerbnin kafen e mëngjesit sot buzë detit në Sarandë.
I pari quhet Sysen Sala, ish-punonjës i RTVSH, i dyti quhet Artan Trebicka, Profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.
I pari u dashurua pas Sarandës që në vitin 76, kur erdhi me një grup për xhirimin e filmit “Emblema e dikurshme”, prodhim i RTVSH.
Sot banon në SHBA. Edhe profesori është i dashuruar marëzisht pas Sarandës dhe kjo duket nga koha e gjatë që ai preferon këtë qytet.
Që të dy dhanë impresionet e tyre për Sarandën, pushimet këtu, duke e patur të pazëvëndësueshëm në vite këtë qytet. /sarandacity.al/
https://youtu.be/HU-zStAs80s