Gazetari minoritar Panajot Boli i ka kushtuar një shkrim vlerësues risisë së Bashkisë Finiq, e cila në fundjavë organizon festa fshati, duke bërë që të rigjallërojë, qoftë dhe për disa orë, fshatrat e fjetura nga boshatisja të Minoritetit.
“Kohët e fundit Bashkia e Finiqit ka ideuar një serë veprimtarish me logon ‘E diela në fshat’. Shkëndijën e parë kjo veprimtari e dha para dy vitesh në fshatin Karahaxh me nismën e shoqatës kulturore ‘Shën-Kozma’ të mbështetur nga Bashkia.
Cili është në thelb, ëellimi i kësaj veprimtarie e cila ka rimgjallur, ose më saktë ka zgjuar nga letargjia jetën në fshatrat e këtij komuniteti?
Gjallërimi i jetës në fshat, promovimi i kulinarisë tradicionale me të veçantat e çdo zone, mbajtjen gjallë dhe dashurinë për trashëgiminë folklorike dhe përcellja tek brezat e rinj, zhvillimit të turizmit si dhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i pushtetit ‘qendror’ me atë të bazës, d.m.th. bashki –kryesi e fshatit dhe vëllazërinë e këtyre fshatrave”, shkruan Boli.
“E rëndësishmja, vijon ai, është të nëvizojmë se këto veprimtari ngrejnë anën psikologjike të banorëve, sidomos të moshës së tretë që kanë nevojë për mbeshtetje morale, në mungesë të fëmijëve dhe të njerëzve të tyre që janë në emigracion”.
Për këtë, Boli i jep merita kryebashkiakut të Finiqit.
“Do të thoshim qe në fillim se ideatori i kësaj risie është vetë kryetari i kësaj bashkie Kristaq Kiço”, shkruan ai, duke shpjeguar të tjera efekte pozitive të “Të dielave në fshat” në jetën sociale dhe shpirtërore të Minoritetit. /sarandacity.al/