Klubi i Butrintit ka publikuar një status gati të paqartë për atë se kujt i drejtohet, ndërkohë që si kokë ka “privatizimin” e si mbyllje “grumbullimin”.
“Duke pritur privatizimin e klubit!
Sipas njoftimit te Federatës Shqiptare të Futbollit, ditën e premte hidhet shorti i Kategorisë së Parë ku merr pjesë dhe ekipi i Butrintit.
Ajo që na bën përshtypje ka të bëjë me faktin se ekipi i Butrintit është shpërndarë pas përfundimit të Kampionatit dhe akoma nuk ka filluar përgatitjet, ndërkohë që koha po ecën dhe çdo ditë vonesë është në dëm të ekipit. Shumë lojtarë të ekipit të gjendur para këtij fakti kanë filluar kontaktet me ekipet e tjera.
Krijmi i grupit dhe përgatitja e tij nuk bëhet me sekonda, prandaj kërkojme sa më shpejt grumbullimin e ekipit dhe fillimin e përgatitjeve”, thuhet në status.
Pas këtij statusi, shumë pikëpyetje mbeten në ajër. /sarandacity.al/
470234 739523Thank you a good deal for sharing this with all folks you truly recognize what you are speaking about! Bookmarked. Please furthermore talk more than with my internet web site =). We could have a hyperlink alternate arrangement among us! 234746
298787 814376Hello! I basically want to make a enormous thumbs up with the amazing info youve here during this post. We are returning to your weblog for additional soon. 521165