Sarandacity ngacmoi një çështje të mprehtë një ditë më parë, atë të stilit të ndërtimit në Sarandë, i cili, duke mos marrë parasysh asnjë prej specifikave të qytetit – më kryesorja me prirje turistike – ka prodhuar në vendimmarrje produkte urbane të rëndomta, të cilat në mos shëmti s’i kanë dhuruar aspak hijeshi estetike qytetit.
Por ka përjashtime, siç është një ndërtim në hyrje të qytetit në zbritje nga Qafë Gjashtë, Flower Rezidence. Janë pikërisht lulet ato që bëjnë diferencën aty, të cilat rrijnë bukur në një fasadë të bardhë dhe me një linja arkitetonike të ëmbla për syrin.
Dhe, a nuk do ishte logjike një kërkesë estetike, vënë si kusht në çdo lejedhënieje për ndërtim, që pikërisht bukenvilja, lulja simbol e Sarandës, të qe dekor i detyrueshëm?
Ja, sipas këtij modeli:
Këtu në fakt është fjala për një kompleks rezidencial për moshat e treta, projekt në Austri, por që mund të adoptohej si ide dhe nga vendimmarrësit, sidomos ata urbanë, në Sarandë. /sarandacity.al/