Një pjesë të angazhimeve ditore, kryebashkiaku Gurma e pati me poetë sarandiotë, pasi siç thotë ai, “Klubi i Krijuesve Jonianë prezantoi Antologjinë me autorë të rinj, të huaj dhe shqiptarë, katër prej të cilëve nga Saranda, me një përfaqësi të të cilëve, diskutuam për projekte dhe bashkëpunim në të ardhmen, gjatë takimit që kisha me ata ditën e sotme”.
Aktiviteti pati një kombinim të vargut me tingujt, duke qenë e gjitha një performancë artistike. /sarandacity.al/