Dokumentari që u shfaq të martën në mbrëmje në shëtitore, ai kushtuar festivalit teatror ndërkombëtar “Butrinti 2000”, pra një përmbledhje afro 20 viteve shfaqje në skenën e famshme antike, vuante një vetmi e patolerueshme.
Nëse për një pushues shqiptar në shëtitore ishte e kuptueshme deri diku se ç’ishte ajo që shfaqej në monitor, për një të huaj jo.
Për të huajt nuk ekzistonte asnjë lloj kanali komunikativ, si fjala vjen versioni i titruar në anglisht, që të mund t’i tërhiqte ata.
Sepse në finale, ky lloj eventi vlen më së shumti sidomos për ata, të huajt, të cilët janë aseti unë bazë njerëzor i turizmit, e që janë dhe ata në kërkim të atyre të veçantave mbi atë se çfarë ofron Shqipëria.
Ngjashëm dhe ditë më parë me një panair artizanal në Delvinë, ku këmbë të huaji nuk kishte aty, ndodhur kjo 15 km larg Sarandës cytaz me të huaj.
Të organizosh evente në sezon turistik, të huajin duhet ta kesh prioritar. Nëse nuk e ke, ke dështuar.
Det dhe hotele ka kudo. T’i duhet t’i tregosh të huajit se sa sensibël je ndaj tyre, sa i vlerëson si mysafirë dhe sa e pasur është menuja e përjetimeve që u ofron.
E bën dot këtë? /sarandacity.al/