Gazetari Ergys Gjençaj u paraqit në Prokurori për të dëshmuar rreth asaj që i ndodhi një ditë më parë me disa efektivë policorë, të cilët e shtrinë me fytyrë në tokë pasi ai ju regjistroi me celular një tentativë të dështuar për arrestimin e një personi trafikant.
“U thirra nga ana e Prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme.
Unë e kreva detyrën time, dhashë dëshminë time, duke treguar gjithë dinamikën e ngjarjes.
Po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi,” u shpreh në prononcimin e tij gazetari Gjençaj.
Rasti i tij po hetohet dhe nga Shërbim i Çështjeve të Brendshme në Polici. /sarandacity.al/