Situata pandemike ende vijon të mbajë peng udhëtarët nga Shqipëria drejt Greqisë.
Në Kakavijë, shtetasit shqiptarë nuk janë lejuar nga pala greke për të vazhduar udhëtimin në shtetin fqinj sipas destiacioneve të gjithësecilit. Shkak për këtë është bërë një mosnjohje e testit të shpejtë që ata kishin bërë në Shqipëri.
Ekipi i EODY, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, sipas informacioneve, nuk i njeh testet e shpejta dhe për rrjedhojë u kërkon udhëtarëve kryerjen e një testi të shpejt në moment, pra në territorin e tyre.
Sipas burimeve nga pala greke, mësohet se kjo gjë ndodh për faktin se në Shqipëri ka disa laboratorë privatë që kryejnë testin e shpejtë, por që nuk kanë certifikimin e nevojshëm në testet specifike.
Organet e vetme që kanë teste të shpejta të certifikuara janë spitalet publike. Dhe për rrjedhojë fakti që testet e shpejta nuk njihen, atëherë detyrohen udhëtarët të kryejnë testin PCR. /sarandacity.al/
Hi! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not
seeing very good success. If you know of any please share.
Many thanks! I saw similar article here: Eco blankets