Janë kthyer infektimet në Sarandë e Delvinë pas muajsh pastërti COVID. Në infon e përditshme të Ministrisë së Shëndetësië, pos që theksohet jetëhumbja e parë pas një muaji, raportohen dhe rastet e 24 orëve të fundit, ku me nga një të infektuar rezulton Saranda dhe Delvina.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.
Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë”, thotë ministria.
Më tej, apelohet vaksinimi
“Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”. /sarandacity.al/