Fshati Giethoorn njihet si “Venecia hollandeze” sepse është i arritshëm vetëm me anije.
Ky fshat është ideal për ata që ëndërrojnë një jetë më të qetë. Daton që nga Mesjeta dhe ka kanale ujore në vend të rrugëve.
E veçanta tjetër është se fshati është krijuar nga refugjatë muslimanë nga Mesdheu, të cilët emigruan aty, në Hollandën e sotme, rreth vitit 1230.
Fshati është i vendosur në zonën e Overijssel, dhe turistët mund të shijojnë shtëpi që janë qindra e qindra vjet të vjetra e gjithashtu shëtitje me varkë.
Ky fshat i “përrallave hollandeze” me 176 ura druri, kanale të ngushta, shtëpi historike, gjelbërim dhe lule të ndryshme vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë nga e gjithë bota.
Fshati ka rreth 2.600 njerëz që janë aty për të treguar të gjitha bukuritë e vendit ku jetojnë.
Në fshat nuk ka automjete por këmbësorë, si dhe disa çiklistë mund të shihen pranë varkave.
Po të shohësh me vëmendje elementët e natyrës aty, ka shumë ngjashmëri me Syrin e Kaltër. Madje ky i fundit mund të përbëjë dhe një avantazh për vetë mrekullinë e unikalitetin që ofron. Por në raport me këtë është një katastrofë e mosmenaxhimit si duhet.
Syri i Kaltër mund të ishte një oaz fantastik për një fshat turistik, me vila, parqe, rrugë biçikletash e xhiro me varka, por që në realitet pasqyron, edhe simbolikisht, paaftësinë proverbiale shqiptare për të shfrytëzuar si duhet pasuritë që i ka dhënë Zoti.
Aty nuk është çështja e një rruge të pashtruar, se ja, po shtrohet dhe rruga. Aty është çështje se ç’mund të jetë një tjetër lloj menaxhimi që mund ta shndërrojë atë në një pikë të preferueshme në çdo lloj stine, ku që në hyrje apo rreth e rrotull në pyje të ofrojë veç paqes edhe gjallëri. /sarandacity.al/