Në një bregdet të mbushur cytaz me anije shëtitëse, të shfaqura në mënyrë “epidemike” këtë sezon, patjetër që do vinin dhe këto pasoja.
Plazhet publike në Gjirin e Sarandës, për këtë arsye apo për të tjera, kanë një ndotje shqetësuese.
Ca pamje ilustruese vijnë nga plazhi mes Limanit dhe Plazhit të ri, me të cilat pushuesit denoncojnë ndotjen e ujrave dhe me shenja të dukshme karburanti, veç llojit tjetër, atij me mbetje gjithëfarëshe, edhe plastike.
Kjo përbën një kokëçarje të re për autoritetet lokale, se si do munden ta menaxhojnë këtë realitet të ri të krijuar në Gji, aty ku ka plazhe tradicionale të frekuentueshme masivisht. Sepse, në realitete të ngjashme gjetiu, aty ku ka ankorime të shumta mjetesh lundruese, vështirë të ketë dhe plazhe me cilësi të pranueshme uji. /sarandacity.al/
https://youtu.be/UJuhANzp6n8