Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Konispol Shuaip Beqiri, organizoi sot një takim shumë të rëndësishëm për masat kundër rrezikut nga zjarri me barinjtë, kryetarët e fshatrave dhe banorë të zonës së Konispolit ku ishin edhe punonjësit e mbrojtjes civile të kësaj bashkie.
Prefekti Mamaj prej ditësh ndodhet në zonën e Sarandës i angazhuar në situatën e zjarreve, nganjëherë duke qenë dhe vetë në terren, pranë flakëve, në luftë me to.
Bashkia Konispol ka patur disa vatra zjarresh, deri tani pa rrezikshmëri të lartë, por në një situatë kërcënuese.
Tej kufirit, në Greqi, sapo kanë nisur lajmet me zjarre që po djegin shtëpi dhe evakuojnë fshatra. /sarandacity.al/