Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

A është dhe Berisha një humbës serik si Basha?

by PorositWeb
6 Prill, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

“Sali Berisha është sot personi i vetëm që i ka mundur socialistët dhe dy herë Edi Ramën”, citohet të ketë thënë ky ish-kryeministër e ish-kryetar PD-je, i cili tashmë, me një “non grata” amerikane mbi shpinë, me inatin e tij tipik politik, po tenton të sfidojë SHBA duke synuar të garojë sërish, nën ëndrrën se mund të fitojë sërish. Pra, të ngjitet sërish në pushtet.

Fraza e tij e mësipërme, u tha në një intervistë të fundit televizive në kontekst të shfaqjes së një superioroteti politik ndaj kundërshtarit në terma elektoralë.

“Sali Berisha është sot personi i vetëm që i ka mundur socialistët…”(!)

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vjen pyetja: Pse, kush duhet të qe tjetër? Sigurisht që ti do jesh. Ah! E ka për Bashën, të cilin e quan humbës serik. Por po t’i referohemi statistikave, në fakt është Berisha humbës serik, afërsisht po aq sa Basha, përballë PS-së, por më shumë përballë Ramës.

Me statistikë, Berisha e ka mundur PS-në tre herë: në 96-ën, paçka manipulimeve të rënda, në Lokalet e po atij viti pak muaj më vonë, si dhe në 2005-ën. Tre fitore përballë dyfish më shumë humbejeve: Në Lokalet e 92-shit, në referendumin kushtetues të 94-ës, në 97-ën, në 2001-shin, dhe pastaj vjen Rama, i cili e dërrmon në tre zgjedhje lokale rresht, duke i marrë më pas pushtetin me fitoren e thellë të 2013-ës.

Rekordin e mban 2007-ta, Lokalet e atij viti, ku Berisha, paçka shumë avantazheve – dy vjet në pushtet, me kandidatin më të mirë në Tiranë, Sokol Olldashin, fotot nudo të kundërshtarit etj., humb pastër, sidomos kryeqytetin.

Edhe pse me këtë bilanc kaq negativ, ai përmend dy fitore ndaj Ramës në frazën e tij.   “….I ka mundur socialistët dhe dy herë Edi Ramën”. Cilat janë këto dy herë që u referohet?

Njëra është 2009-ta. Në fakt, është një fitore e diskutueshme, pasi rezultati shkoi gati barazim, gjë që e detyroi Berishën të kërkonte menjëherë ndihmën e Metës me katër mandate për të qëndruar në pushtet. Siç dhe ndodhi.

E dyta është ai ndryshimi i rezultatit në tavolinë për Tiranën, në Lokalet e 2011-ës, me protagonist Arben Ristanin. Me të drejtë, edhe pse ishte Basha në garë me Ramën e jo ai, Berisha ia atribuon vetes fitoren e diskutueshme, pasi ishte vërtet ai orkestruesi i atij lloj rezultati që askush me mend në kokë nuk e pranon. Pra, që pas fitores së qartë të Ramës, edhe pse me 10 vota, del që fitues ishte Basha. Gjithsesi, edhe nëse merret e mirëqenë si fitore demokrate, gjë të cilën s’e pranon as vetë Ristani sot, bilanci është gjithsesi i zymtë për Berishën në raport me PS-në dhe Ramën, por më pak i zymtë në raport me Bashën.

Basha ka humbur 4 palë zgjedhje në 8 vjet. Berisha, në 21 vjet, nga 92-shi, deri në 2013-ën, ka humbur 8 palë zgjedhje.

Kështu që fraza  “Sali Berisha është sot personi i vetëm që i ka mundur socialistët dhe dy herë Edi Ramën”, është tipike nga ato spekullativet që tentojnë sajimin e një realiteti virtual që s’përputhet askund me treguesit realë. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Reshjet relaksojnë qeverinë, optimizëm për energjinë

Next Post

Mielli, vaji, orizi e sheqeri, sa do jenë?

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 4

  1. Buat Akun Pribadi says:
    5 muaj ago

    Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

  2. click here says:
    3 muaj ago

    746968 961952Thank you for sharing with us, I believe this website truly stands out : D. 963840

  3. usa89 says:
    2 muaj ago

    810065 735692Oh my goodness! a great post dude. Thanks a great deal Nevertheless I will probably be experiencing trouble with ur rss . Dont know why Not able to sign up for it. Is there every person acquiring identical rss problem? Anybody who knows kindly respond. Thnkx 611916

  4. pinup apk says:
    6 ditë ago

    298154 3124Hey, you used to write great, but the last few posts have been kinda boringK I miss your super writings. Past few posts are just a little out of track! come on! 126965

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.