Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

A ka dështuar Rilindja Urbane në Delvinë?

by PorositWeb
23 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në Delvinë nuk ka ekzistuar asnjë lloj entuziazmi kolektiv mbi sheshin e ri në kuadër të Rilindjes Urbane. Madje është parë si padrejtësi në raport me atë që ata kishin nevojë për ujë e jo për shesh të ri. Ishte e vështirë t’i bindje se sheshi ishte pjesë e një projekti kombëtar estetik që nuk ka lidhje, apo nuk konkuron me nevoja lokale.

E tashmë që po ofrohet dhe uji (Ujësjellësi i ri), as kjo nuk mjafton për ta bërë të motivueshme jetën aty. Rrënimi ekonomik e social është diçka lehtësisht e lexueshme. Qytetit i kanë humbur disa burime të forta të ardhurash, jo të gjitha për faj të politikës (pensionet greke apo të ardhurat nga emigrantët), por politika është treguar e paaftë t’i kompensojë ato. Dhe siç po ndodh, një shesh, sado estetikisht i bukur, po ka zero rol në dinamizimin ekonomik apo optimizmin social.

Dallohet me sy të lirë ajo që nga sheshi i ri nuk ka asnjë biznes të ri. Ajo lloj jete që bëhet mbrëmjeve, me burra që pijnë e hanë kukurec, familjarë me fëmijë që enden në ndonjë shëtitje, ishte dhe me sheshin e vjetër në ato pak hapësira dedikuar qytetarit.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kjo do të thotë që skema ekonomike e Rilindjes Urbane aty ka dështuar. Së paku deri më tani.

Por cila është kjo skemë? Shteti merr ca para nga xhepi i qytetarit dhe me to ia estetizon mizerjen publike ku ai endej. Më pas, nga një ambient publik komod dhe tërheqës nxitet ekonomia. Duke u nxitur ekonomia, ai leku që shteti që ia morri qytetarit nga xhepi pikërisht për eliminimin e mizerjes publike ku jetonte, i kthehet sërish në xhep nga ambienti i ri. Por kjo skemë nuk po funksionon. Në Delvinë jo e jo. Në Delvinë apo kudo tjetër në Shqipëri, postkomunizmi ka treguar se shqiptari mjaft të ketë xhepin plot, pa bashkëjeton dhe me mizerjen publike.


Duke iu kthyer Delvinës, nëse aty nuk ndërhyet me operacione të shpejta ekonomike që nxisin punësim dhe një pagëmarrje jo fyese, ndërhyrjet estetike të tipit rilindje urbane; një ndriçim, një lyerje, ca lodra për fëmijë, një mbjellje pemësh a lulesh, po provojnë se nuk kanë asnjë efekt në motivimin e gjithësekujt për të vijuar jetën aty. Duhen sinjale të forta, të dukshme, të prekshme, ide e praktika gjeniale, për të bërë të mundur një rilindje motivimi.

Deri më tani, Delvinën e kanë mbajtur rrethanat. Sot atë e shpëton vetëm gjenialiteti njerëzor, i cili, ca rrethana ekzistuese i shndërron shpejt në kapitale me impakt të fortë dhe të shpejtë ekonomik.

Përndryshe, do përfundojë në një qytet muze me fabulën tërheqëse: “Si u shkretua…”. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Sezoni po ikën, pikëpyetja e madhe mbetet: pafuqia ndaj terrorit muzikor të privates mbi publiken

Next Post

Konispol: festa e 55 ditëve luftë me armikun

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. best gym equipment says:
    3 muaj ago

    670035 790659Wow, amazing weblog layout! How long have you been blogging for? you make blogging appear simple. The overall look of your internet site is fantastic, as effectively as the content! 551346

  2. ขายของออนไลน์ says:
    1 muaj ago

    76548 787586This site is my aspiration , really fantastic pattern and perfect articles . 32276

  3. ufa168 says:
    2 javë ago

    850774 197251You produced some decent points there. I looked on-line towards the problem and discovered most individuals will go along with along along with your internet site. 447777

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.