Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi shqiptarë të mundshëm në tragjedinë e rëndë hekurudhore greke, pas përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash në Larisa.
“Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje”, u tha nga Ministria e Jashtme shqiptare.
Nëse do jetë kështu deri në fund, ky do jetë fat i madh, pasi elementi shqiptar në Greqi është i pranishëm kudo në këtë vend.
Bilanci i deritanishëm është ai 36 jetëhumbjeve dhe 66 të plagosurve.
Në vendngjarje vijojnë operacionet për kërkim jetësh nën rrënjat e hekurta, ndërkohë që po hetohet mbi shkakun e kësaj tragjedie. /sarandacity.al/
333751 652579Hey there! Excellent post! Please when all could see a follow up! 72977
982019 265474Hi! I discovered your website accidentally today, but am genuinely pleased that we did! Its not only entertaining, but in addition straightforward to make use of in contrast to lots that Ive viewed! 277373