Kryebashkiaku Gurma ka postuar pamje se si po shtrohet Plazhi i ri me rërë të re.
“Vazhdon pa ndërprerje punapër pasurimin me rërë deti, të plazheve publike në qytet. Përfundoi plazhi ‘Hasan Tahsini’ e do të vijojmë me Plazhin e Ri e Centralin”, shkruan njeriu nr. 1 i qytetit.
Dhe bëhet fjalë pikërisht për atë sasi rëre që po merret në grykëderdhjen e Bistricës në Çukë, për të cilën, kandidatja në pritje e Sarandës nga PD, Ina Zhupa, pretendoi se po ndodhte një aferë e pushtetit.
Nga ana tjetër, në njoftimin e saj për këtë rast, Bashkia ka dhe një ndjesë.
“Është punuar gjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit, për pasurimin me rërë deti, të plazheve publike, në qytet dhe sistemimin e tyre.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, për shqetësimin që mund të jetë krijuar gjatë punimeve, por operacioni eshtë i domosdoshëm dhe në të mirë të interesit publik”. /sarandacity.al/