Saranda do jetë një ndër katër zonat bregdetare me kapacitet të shtuar për pastrim ambiental gjatë sezonit të verës.
Kjo u bë me dije nga ministrja Kumbaro gjatë një shpjegimi televiziv mbi aksionin kombëtar disamujor të pastrimit, ndërmarrë prej bashkive.
Gjatë sezonit të verës do të dyfishohet kapaciteti për pastrimin e katër zonave bregdetare, Sarandë, Vlorë, Kavajë dhe Durrës, bëri me dije ajo, raporton Euronews Albania ku znj. Kumbaro dha një intervistë.
Ajo sqaroi se pastrimi i territorit është përgjegjësi e pushtetit lokal dhe sipas ministres, bashkitë kanë për detyrë që të mbledhin mbetjet dhe t’i dërgojnë deri në pikën e grumbullimit.
“Me ligj, me Kanun, me traditë, menaxhimin e mbetjeve nuk e bën qeveria, menaxhimin e mbetjeve e bëjnë bashkitë. E kanë detyrë funksionale të mirëmbajnë dhe pastrojnë territorin”, tha Kumbaro.
Ajo tha gjithashtu se se është caktuar një fond prej 500 milionë lekë si ndihmë për bashkive që respektojnë ligjin për mbetjet.
Bashkitë raportojnë çdo ditë në 12 grupet e operacionit të pastrimin në çdo qark të vendit, bëri me dije Kumbaro, duke theksuar dhe anën ndëshkimore.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit tha Kumbaro ka gjobitur së fundi kreun e Bashkisë së Poliçanit me 5 milionë lekë.
Gjithashtu një muaj më parë është gjobitur kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe për keqmenaxhim të mbetjeve në Razëm. /sarandacity.al/
392286 761627You made various excellent points there. I did a search on the subject and identified a lot of people will have the same opinion along with your blog. 877008
73412 718423Pretty! This was a really amazing post. Thank you for your provided data. cool desktop 784995
722724 315100Hi, Neat post. Theres a issue along with your internet site in internet explorer, could test this IE nonetheless may be the marketplace leader and a good portion of folks will omit your superb writing because of this problem. 638402
555048 566717Spot on with this write-up, I genuinely suppose this internet web site needs rather much more consideration. most likely be once much more to learn much much more, thanks for that info. 508740