Një aksident ndodhi në Qafë Gjashtë mesditën e kësaj të marte, ku një Peguot me targa të huaja u përplas me një motor.
Ndodhi ky aksident në vendin më delikat, atë një kthesës së Qafë Gjashtës, ku ka dy rrugë dytësore që kryqëzohen me rrugën kryesore.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasoja të rënda nga ky aksident.
Eshtë ky një sinjal se sezoni që sapo ka hyrë, i cili e disafishon fluksin e automjeteve, mund të ketë shumë aksidente të tilla, ku ndodh të përshihen dhe makina të huaja.
Automjeti që e shkaktoi këtë aksident të fundit vinte nga Bosnja. Thuhet se ata nuk po orientoheshin dot për të gjetur rrugën që të ccon në Lëkurës.
Nga ana tjetër, një ri në motor, të cilit ende nuk i dihet identiteti, u gjend në paaftësi për ta evituar përplasjen. Gjithsesi pa pasoja fatale. /sarandacity.al/