Kreu i Komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës si president, Alket Hyseni, tha se javën që vjen do të ketë një seancë dëgjimore me njeriun që mban Presidencën e vendit, ndërkohë që përcaktoi se kur raporti do jetë gati për t’ja çuar Kuvendin, i cili më pas duhet ta shkarkojë.
“Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijën informacionit nga institucionet.
Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur por fleksibiliteti do të jetë i kushtëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara.
Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t’i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend”, tha Hyseni. /sarandacity.al/