E sotmja, 1 shtatori, është dita kur hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID të marra nga Komiteteti i Ekspertëve dy ditë më parë.
Pas rritjes së valës së infektimeve dhe shtimit të humbjeve të jetëve, Komiteti vendosi që ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që ishte sot do të shkojë në 23:00-06:00.
Gjithashtu, u vendos vaksinimi i detyrueshëm për tre kategori: personelin shëndetësor, mësuesit dhe studentët.
Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë.
Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.
Ndërkaq, kujtojmë gjithashtu se duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
- Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
- Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
- Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. /sarandacity.al/
167995 304324Hey, you used to write amazing, but the last few posts have been kinda boringK I miss your super writings. Past several posts are just a little bit out of track! come on! 516203
234453 515577There some fascinating points in time in this post but I dont know if I see these center to heart. There could be some validity but Ill take hold opinion until I explore it further. Outstanding write-up , thanks and then we want a good deal much more! Put into FeedBurner too 144971
988551 751708 Youre so cool! I dont suppose Ive read anything like this before. So good to discover somebody with some original thoughts on this topic. realy thank you for starting this up. this site is something that is required on the web, someone with a bit originality. helpful job for bringing something new to the internet! 737436