Nga Porti i Sarandës është shprehur entuziazmi që tashmë kanë nisur ardhjet e para njerëzore nga Korfuzi.
“Rihapet përfundimisht edhe lëvizja e udhëtarëve nga Korfuzi per në Sarandë…”, shkruhet nga Porti.
Më tej, vijon informimi më në detaj:
“Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi dhe anasjelltas Korfuz – Sarandë, është bërë përfundimisht ditën e premte 9 korrik 2021, kjo edhe falë plotësimit të kushteve teknike të kompanive lundruese.
Nga data 9 korrik nisi lëvizja e lirë e trageteve nga Saranda në Korfuz dhe anasjelltas.
Kanë mbërritur ditën e premte në Portin e Sarandës turistët e parë për këtë vit, pas gati 1 vit e gjysmë pas pandemisë se #COVID-19..
Tashmë të gjithë udhëtarët nga vende të ndryshme si dhe emigrantët shqiptarë janë të mirëpritur të udhëtojnë lirshëm, sipas protokolleve anti – Covid-19, në Shqipëri nëpërmjet Portit të Sarandës”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ntf512MjqHY