Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues

by te Sheshi
3 years ago
in Kryesore, Kulturë
0
VIEWS

Arkivi Shtetëtor kujton ditën e lindjes së shkrimtarit Kadare, në 36-ën, në Palortonë ku lindi dhe Enveri, në Gjirokastër.

“Si sot, më 28 janar të vitit 1936 u lind në lagjen Palorto të Gjirokastrës së gurtë, shkrimtari Ismail Kadare”, nis një profil Arkivi, duke vijuar me karrierën e tij letrare.

Aty potencohet fakti se ai është diplomuar për mësuesi në Tiranë, pas studimeve në Gjuhë-Letërsi, por që kurrë s’e ka ushtruar këtë profesion.

Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill që në moshë të hershme, kohë kur djalosharit Kadare do t’i linte mbresë të pashlyeshme leximi i tragjedisë “Makbethi” të autorit anglez, William Shekspir. Në vendlindje do të qendronte deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954). Mandej, u vendos në Tiranë, ku kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”.

Në harkun e vjetëve 1958-1960, Kadare thelloi studimet e tij në domenin e letërsisë në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë. Në vitin 1960, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari.

Në vitin 1963, pas një retushimi të herëpashershëm, u botua romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve që vërehet në këtë vepër, do të ishte kryefjalë edhe e romanit “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë, pena e Kadaresë nuk do t’i kursente as kritikat ndaj traditave prapanike të shoqërisë, siç rrok romani “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërpera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar është anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është vlërësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri më tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Më poshtë, bashkëlidhur fotos gjendet kopja e dorëshkrimit të romanit të tij të parë, “Qyteti pa reklama” (u shkrua që në vitin 1959, por mbeti në dorëshkrim dhe u botua pas viteve ’90), dhuruar DPA-së nga autori më 24 maj, 2002, përfundon profili i shkrimtarit nga Arkivi Shtetëror. /tesheshi.com/

Lajme të ngjajshme

Biologjia kundër politikës: udhëheqësit që kërkojnë pushtet deri në vdekje…
Kryesore

Biologjia kundër politikës: udhëheqësit që kërkojnë pushtet deri në vdekje…

15/01/2026
Një “sorosian” në krye të Gazës: a do të funksionojë?
Kryesore

Një “sorosian” në krye të Gazës: a do të funksionojë?

15/01/2026
Jemi më pro-amerikanët në rajon, pse Trump na ndëshkoi ne dhe jo Serbinë?
Kryesore

Jemi më pro-amerikanët në rajon, pse Trump na ndëshkoi ne dhe jo Serbinë?

15/01/2026
Next Post

“Herkuli kundër Romës” që pëlqenim në komunizëm, gjetur në kanalizime

Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin

TË FUNDIT

Sa larg do të shkojë Evropa për të mbrojtur Grenlandën nga Trump?

Sa larg do të shkojë Evropa për të mbrojtur Grenlandën nga Trump?

15/01/2026
0

Evropë hipokrite! Dënon gjenocidin në Gaza, por blen armët e Izraelit

Evropë hipokrite! Dënon gjenocidin në Gaza, por blen armët e Izraelit

15/01/2026
0

Kur ekzekutohej Arkani: si u gatua ky ish-kriminel serb?

Kur ekzekutohej Arkani: si u gatua ky ish-kriminel serb?

15/01/2026
0

Pesë minuta për një jetë më të gjatë…

Pesë minuta për një jetë më të gjatë…

15/01/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.