Romina Pulaj, 31 vjeçe, Kryeinspektore e IKMT-së në Sarandë është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Shkak është pikërisht ky pallat në hyrje të qytetit, ndërtues i të cilit është 61-vjeçari Pando Papuçiu.
Sipas Prokurorisë së Sarandës, prej nga ka dalë urdhërarresti për të dy, ndërtimi 7-katësh ka qenë i paligjshëm.
E ndërsa e reja ka qenë në pranga, 61-vjeçari ndodhet në kërkim.
Njoftimi policor thotë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndertimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘HESHTJA’, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja:
– R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’ dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’”. /sarandacity.al/
823980 145471This is a nice weblog i need to say, typically i don????t post comments on other people???? blogs but would like to say that this post really forced me to do so! 952596
991418 199185Thanks for the post, was an intriguing read. Curious as to how you came about that solution 918571