Administratori i një kompleksi, që po ndërtohet pa leje në zonën e Kepit të Rodonit, në Durrës është arrestuar mëngjesin e sotëm.
43-vjeçari me iniciale S.A., banues në Ishëm do të hetohet për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm” dhe “pushtimit të tokës”.
Policia njofton se ka arrestuar dhe 4 shtetas të tjerë, të cilët po punonin për ndërtimit e kompleksit.
Këta shtetas janë: 21-vjeçari me iniciale E.L., 27-vjeçari me iniciale Xh.B., të dy nga fshati Ishëm. Po ashtu, 43-vjeçari nga Lushnja, me iniciale F.D. dhe 23-vjeçari nga fshati Manëz, me iniciale F.M.
Eshtë ky ndër të parët efekte në terren të të ashtuquajturit “Bregdeti Ynë”, shpallur nga kryeministri Rama ditë më parë, si një operacion gjigand për të pastruar bregdetin nga çdo ndërtim pa leje.
Ky operacion pritet të mbërrijë shpejt dhe në Sarandë e Ksamil. /sarandacity.al/