Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

Arrestimet e sterilizimit, një “joçarçaf” i diskutueshëm i Ramës

by te Sheshi
2 years ago
in Kryesore, Politikë
0
VIEWS

Një ditë pas SPAK nisi goditjen e sterelizimit, një koncension i mandatit të parë të Ramës mbrojtur fort nga ky i fundit, i pari i qeverisjes shqiptare ka reaguar me anë të një “joçarçafi” kësaj here.

Rama ka zgjedhur të vlerësojë drejtësinë e re, projekt i tij qeverisës, e jo ato që konsiderohet afera në qeverisjen e tij.

Të tillë e ka ndërtuar dhe narrativën në rastin e fletëarresteve për sterilizimin, me një biznesmen e një ish-zv/ministër në burg.

Pra për Ramën, rëndësi ka ndëshkimi i amorales te një punë dhe të njerëzit e saj dhe jo morali i domosdoshëm i një pune dhe njerëzve të saj.

Dhe ç’është më e diskutueshmja, kjo drejtësi nuk pasohet me dëmpagim, pra me ndëshkim financiar nga të akuzuarit për afera korruptive. Kur të ndodh kjo, ku pra ai që ka vjedhur paranë publike jo thjesht të dënohet me burg, por të kthejë sasinë e vjedhur ose të marrë rryshfet, kjo po që do ishte drejtësi.

 Mesazhi i plotë i kryeministrit:

“Puna e pandërprerë e SPAK-ut dhe GjKKO edhe në gusht meriton respekt e falënderime!

Me këtë rast le të rikujtojmë kush e premtoi, filloi dhe mundësoi Reformën në Drejtësi, pas një kohe të gjatë lëngimi të Shqipërisë në batakun e padrejtësisë, kur askush s’kishte guxim as ta mendonte, jo ta bënte drejtësinë të pavarur nga qeveria.

SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ranë nga qielli, po erdhën në jetë si shprehje e vullnetit të sinqertë e të palëkundshëm shtetndërtues. Nuk ishin fjalë të bukura si ato të 100 vjetëve të shkuara me radhë, kur unë dhe Partia Socialiste iu zotuam popullit shqiptar, se do të ndërtojmë një drejtësi të re, të pavarur, europiane, që do t’i japë fund kancerit të pandëshkueshmërisë. Kjo drejtësi sot ka lindur e po rritet përditë, sepse Partia Socialiste e Shqipërisë mbajti zotimin e saj më solemn e më të vështirë për të realizuar, përballë 100 viteve përqeshjeje me drejtësinë në historinë e shtetit shqiptar, kur nuk u prek kurrë dot nga drejtësia asnjë individ i pushtetshëm apo i lidhur me pushtetin, ku drejtësia ishte një shëmtirë e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët.

Disa flasin sot sikur SPAK-u është dallga e Zotit dhe qeveria porti i Djallit. Po ata harrojnë se dallgën e drejtësisë e ka ngritur në krye të herës guximi, vullneti dhe ambicia për Shqipërinë e pikërisht kësaj qeverie, e cila ndryshon si dita me natën me ato të mëparshmet e 100 vjetëve pengmarrje të drejtësisë. Kjo qeveri dhe askush tjetër e hapi me gjoks rrugën e drejtësisë së re dhe kurrë nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, kudo ku ajo të hyjë, brenda qeverisë, rrotull saj, mbrapa saj apo nën ombrellën e saj.

Falë besimit se ky vend bëhet dhe fuqisë së kësaj qeverie për të hequr dorë nga kontrolli i drejtësisë, e për ta mbështetur atë pa kushte kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Shqipëria Europiane, që po hedh shtat dita – ditës mes 1000 sfidave, pengesave e vështirësive, do t’i provojë vetes e botës se historia nuk është një mallkim i përjetshëm, se historinë janë vetë njerëzit e çdo gjenerate që e shkruajnë me forcën e ëndrrave, shpresave, këmbënguljes së tyre dhe se në ngjitjen drejt majës që meritojnë brezat që vijnë, këtë vend nuk ka më forcë që ta ndalë të shkruajë një histori të re”. /tesheshi.com/

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Fama e momentit në botë te ky njeri: Ahmedi, njeriu që i dha fund masakrës në Sidnej
Kronikë

Fama e momentit në botë te ky njeri: Ahmedi, njeriu që i dha fund masakrës në Sidnej

15/12/2025
Jo vetëm fëmijë pa baba: një mbrapshti njerëzore shndërruar në industri ku qarkullojnë miliarda
Kryesore

Jo vetëm fëmijë pa baba: një mbrapshti njerëzore shndërruar në industri ku qarkullojnë miliarda

14/12/2025
Viktor Orban, “deklaratë lufte” kundër Brukselit
Politikë

Viktor Orban, “deklaratë lufte” kundër Brukselit

13/12/2025
Next Post

Kërcënimet dhe propozimet e Lukashenkos

Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?

Polemika izraelite: cili do të jetë fati i një mozaiku të lashtë të krishterë?

TË FUNDIT

Dokumenti amerikan: Vendet që duhet të largohen nga Bashkimi Evropian

Dokumenti amerikan: Vendet që duhet të largohen nga Bashkimi Evropian

15/12/2025
0

Deutsche Welle, armike në Rusi

Deutsche Welle, armike në Rusi

15/12/2025
0

Media britanike: Militantë serbë, gati për luftë të re!

Media britanike: Militantë serbë, gati për luftë të re!

15/12/2025
0

Një masakër në Sidnei, me një hero musliman

Një masakër në Sidnei, me një hero musliman

15/12/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.