Pas një heshtjeje të vetëkuptueshme, ka reaguar dyshja e madhe humbëse e zgjedhje të së dielës në Shqipëri, Berisha e Meta.
Siç mund të pritej, që të dy përdorën një gjuhë në sinkron, duke justifikuar humbjen e rëndë, gati të paimagjinueshme me akuza të njohura antiqeveritare.
“Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dhe të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga alfat tek omega, nga krimi shtetëror elektoral dhe ordiner”, ishte një ndër frazat e Berishës gjatë një konference për media me një fytyrë të ngrysur.
“Zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë”, tha Meta. /sarandacity.al/