Shqipëria do ketë një hartë tjetër elektorale, një dekadë pas një reformë e ndau Shqipërinë në 61 bashki, duke zhbërë të gjitha komunat e dikurshme.
Kjo u njoftua nga Arbjan Mazniku, numri dy i pushtetit lokal, i cili në Kongresin socialist të kësaj të premteje njoftoi nisjen e diskutimeve për një reformë të re të ndarjes se pushtetit vendor.
Sipas tij, çështja themelore për diskutim është eficenca e bashkive në territoret e mëdha që menaxhojnë prej 2015-ës dhe në bazë të kësaj do jetë dhe ndarja e re.
Ai tha se pas 2024 bashkitë duhet të kthehen në agjentë të zhvillimit të qyteteve të tyre.
“Synimi i përgjithshëm i agjendës 2030 është që ne të kemi bashki të forta që i dali zot territorit të tyre dhe që kthehen në agjent të zhvillimit ekonomik të tyre dhe vetëm PS mund ta realizojë këtë gjë”, nënvizoi ai. /sarandacity.al/