Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Avantazhet e medias vendore: hallet qahen si në shtëpi!

by PorositWeb
9 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Ngacmimin për të shkruar këtë refleksion mëngjesin e sotëm, e mora me shkas nga Çmimi Baxhaku, që m’u dha fiks si sot një vit më parë nga kolegët që drejtojnë Qendrën Kombëtare të Medias, nën emrin “Antigonea”, në Gjirokastër.

Kujtoj se vala e parë e pandemisë, sapo kish nisur të ngrihej si dallgë e frikshme përpara nesh. Ajo situatë pasigurie, më privoi nga marrja e emocionit të drejtpërdrejtë në ceremonisë së Çmimit Baxhaku në Gjirokastër. Por, gjithësesi, mora emocionin e nderimit me këtë çmim, në ditën e lindjes së gazetarit emblemë Fatos Baxhaku.

Ky konkurs, në vlerësimin tim, është si të jetë hapur në Gjirokastër një “klasë” e Shkollës Baxhaku në të bërët gazetari. Baxhaku është aq shumë fizikisht i munguar dhe i kërkuar ndër ne, që patëm shansin ta njohim dhe të jemi bashkëkohës të standardit dhe modelit që vendosi në publicistikë.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Por, përtej homazhit për atë Baxhak, secili nga ne do të ishte i lumtur të shikonte që ky konkurs promovon modelin Baxhaku, i cili për ne është si një majë, ku secili do të donte të ngjitej.

Përzgjodha ndër botimet e mia të vitit 2020, një reportazh që ishte si një rrëfim për mbijetesën e turizmit të Sarandës, nën Covid, që kishte zënë një faqe gazete te “Koha jonë”. Reportazhi u çmua në konkursin, që më shumë se vlerësimet që dha, është për t’u vlerësuar vetë, si një hap i parë i suksesshëm, në promovimin e palodhjes për të  gjurmuar jetën dhe detajin jetësor, ashtu siç Baxhaku e bënte. Ai e bënte këtë me një mjeshtëri dhe me qetësi të madhe dhe e shkruante me një dashuri po aq të madhe, duke na i dhënë në portretet apo në reportazhet e tij, që janë të ngopur në jetë dhe detaje njerëzore dhe të shkruar me dashuri të gdhendur për gjuhën.

Në këto dekada të eksperiencës sime në media, më është dhënë mundësia ta provoj veten në median kombëtare dhe lokale, përfshirë edhe televizionet lokale të Sarandës.

Ne shpesh tërhiqemi për të bërë gazetari në gazetat apo në ekranet e mëdha, por shpesh publiku ka një metër tjetër. Dua të më besoni në këtë që po ju them i bindur, se njerëzit nuk më mbajnë mend nga kronikat e mia tek Topi, por nuk harrojnë kohën, emisionet dhe edicionet e ekraneve lokale.

Kjo e ka shpjegimin tek e vërteta e padiskutueshme që në media lokale gjërat thuhen siç qahen hallet në shtëpi. E ky është avantazhi i madh që gazetarëve u japin mediat vendore. Prandaj le t’i përkushtohemi medias lokale dhe le të japim maksimumin tonë në mediat tona lokale, për t’i bërë ato dritare, valë dhe ekrane që  përcjellin ngjyrat dhe dritat e jetës së njeriut të thjeshtë, me të cilin ndajmë ditën tonë, pimë kafen tonë dhe ai që kemi përballë, na beson zgjidhjen e hallit të vet.

E rëndësishme është që me atë gazetari që bëjmë në ekranet “e vogla” apo portalet lokale, mes të cilave flasim me publikun çdo ditë, të kemi përcjellë këtë qasje ndaj modelit Baxhaku, si një model suksesi për kalimin e realiteteve vendore në mediat lokale.

Thoma Nika – /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Inerte në det, arrestohet 42-vjeçari në Sarandë

Next Post

Basha “kopjon” Ben Blushin e post-14 shtatorit

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 3

  1. discount codes says:
    3 muaj ago

    762338 10406I like this weblog so significantly, saved to my bookmarks . 546364

  2. ปวดประจำเดือน says:
    2 muaj ago

    584219 558287I gotta favorite this website it seems handy extremely helpful 38962

  3. เว็บปั้มไลค์ says:
    1 muaj ago

    656731 422199You got a really great site, Gladiola I discovered it by way of yahoo. 277983

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.