“Asnjëherë nuk është e lehtë të dëgjosh se ke kancer” – janë këto fjalët e deputetes së parlamentit grek Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme, firmosës me Lulzim Bashën të Marrëveshjes së njohur Detare Shqipëri – Greqi.
Ajo shkroi në rrjetet sociale se ishte diagnostikuar me kancer, i cili është në një fazë shumë të hershme (mieloma e shumëfishtë, kancer gjaku që zhvillohet në palcën e kockave”.
Bakojanis thekson se do të vazhdojë të punojë normalisht dhe të luftojë për vendin që e do aq shumë, së bashku me trajtimin për kancerin.
“Unë jam në duart e mjekëve të shkëlqyer që ka vendi ynë dhe ndihem e vendosur të fitoj dhe jam shumë optimiste për të ardhmen”, u shpreh gruaja e njohur e politikës greke.
“Pesëqind njerëz në vit diagnostikohen me mieloma të shumëfishtë në Greqi. Unë tani jam një prej tyre.
Mieloma e shumëfishtë në një fazë shumë të hershme dhe me prognozën më të mirë të mundshme për rrjedhën e sëmundjes. Nuk është kurrë e lehtë të dëgjosh se ke kancer.
Atë që nuk kontrolloni, ajo që vjen papritur tek ju nga askund, ju frikëson më shumë. Dhe kjo ju tremb, jo vetëm për ju, por për ata që doni dhe ata ju duan. Megjithatë, kjo sëmundje luftohet dhe mposhtet”, janë fjalët e Dora Bakojanisit. /sarandacity.al/
.