Taulant Balla ka përcjellë mesazhin se do jetë ai “ministri i rendit që duam”.
Në orët e para si ministër i ri i Brendshëm, ai ka thënë se pret arrestimin e vëllait dhe të birit të mikut të tij Rahman Raja.
“Në takimin e parë që kam zhvilluar me drejtorin e përgjithshëm kam kërkuar arrestimin e djalit dhe vëllait të deputetit të Fushë Krujës i cili është miku im, Rrahman Rraja, i cili dorëzoi mandatin.
Policia ende nuk e ka bërë detyrën e saj për të ndëshkuar. Policia e asaj zone nuk i dëgjoi ankesat e banorëve duke u bërë mburojë e paligjshmërisë. Sot, sapo kanë marrë emërimet drejtuesit e rinj aty, por shkaqet e atij dështimi nuk janë vetëm aty, por edhe në zona të tjera periferike të vendit. Nuk do të ketë më feude apo bajrake, ku mbi ligjin janë individë të caktuar. Duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë nën kujdesin e Policisë së Shtetit”, tha Balla, duke iu referuar arsyes se pse ra dhe Blendi Çuçi, të cilin ai po e zëvëndëson në postin ku kanë rënë dhë të tjerë emra socialistë në dhjetë vite.
Ball u përbetuar dhe për një tjetër dinamikë policore të luftës ndaj kanabisit, duke thënë një të vërtetë të madhe, ndonëse të hidhur, për Policinë. “Ju lutem shumë të mos më thotë askush se një rrënjë kanabis e ka një shans të rritet pa një polic që paguhet për të mos e parë”.
E nga ana tjetër, Balla tha se do punojë për kushtet e jetesës së policëve, dinjiteti i të cilëve bie përtokë në rastet kur presin anës rrugëve që t’i marrë ndonjë makinë për në shtëpi.
“Do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standartit të jetës së punonjësve të policisë që nga kushtetet financiare dhe deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja”, tha ministri i ri Taulant Balla, hera e parë e tij në një detyrë ekzekutive. /sarandacity.al/
Prophylactic Bilateral Salpingo oophorectomy PBSO Since breast tumours are largely oestrogen driven, it has been suggested that the hormonal blockade by oophorectomy inhibits the development of breast tumours cialis and priligy