Pas ditë heshtjeje, kreu demokrat Basha u rishfaq në publik këtë të martë, ku nga Durrësi, nisi një tur që sipas tij do denoncojë atë që e quan “masakër zgjedhore” të 25 prillit.
Me të njëjtën gjuhë të rënduar akuzash, Basha pretendoi se zgjedhjet u vodhën e se ato nuk do të njihen.
“Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhëm e tyre e ka gabim.
Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha Basha.
Ai ju shmang drejtpëdrejt ofertës së Ramës për bashkëpunim, duke bërë një intepretim sipas llojit të gjuhës akuzuese të përdorur.
“Për Partinë Demokratike, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero”, theksoi i pari i opozitës.
Në fjalimin e tij, Basha përmendi, në kuadër të akuzave, edhe Sarandën, duke pretenduar se aty, pushteti la të ndërtohej pa leje për interes votash.
“Pasi i lanë të ndërtonin pa leje, ju çuan prapë fadromat dy ditë pas zgjedhjeve”, pretendoi Basha. /sarandacity.al /