Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Bashkia Delvinë shpërndan nismën e ministres (dhe deputetes në pritje) Denaj

by PorositWeb
8 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia Delvinë informon qytetarët e saj për nismën e fundit të Ministrisë së Ekonomisë për regjistrimin në Regjistrin e Pronarëve Përfitues.

“Personat Juridike,

Ju sjellim në vëmendje se, çdo subjekt raportues ekzistues, person juridik i regjistruar në Regjistrin Tregtar dhe i identifikuar me NUIS, duhet të regjistrojë pronarin/ët përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP) brenda 60 ditëve nga krijimi i tij, sipas kërkesave të Ligjit nr. 112/2020 dhe VKM nr. 1088, datë 24.12.2020.

Regjistrimi fillestar bëhet me aplikim nga personi i autorizuar (përfaqësuesi ligjor) për të përfaqësuar subjektin tuaj, nëpërmjet shërbimit  “Aplikim për regjistrim fillestar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues” në portalin e-albania.”, është njoftimi në faqen e Facebook të këtij institucioni.

Po çfarë është pronari përfitues?

Është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin tuaj, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25 % ose më tepër, të: aksioneve/kuotave; pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit tuaj;

të drejtave të votimit; ose përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti juaj në emër të tij.

Pronësia direkte, është pronësia e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Pronësia indirekte, është pronësia ose kontrolli i ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë, të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në subjektin tuaj.

Ndërkohë, me kontroll, do të kuptohet, kontrolli ose pronësia në një person juridik, trust ose marrëveshje të tjera ligjore.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka vendosur dhe një link në dispozicion ku mund të aplikojë çdo individ që zotëron një biznes. /sarandacity.al/

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Ksamil, rasti i një magazine hoteli: u prish njëherë, u ndërtua sërish, do prishet sërish…(pamje)

Next Post

Stakim energjie në Sarandë: ku dhe kur do të jemi pa drita

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

A ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?
Politikë

A ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?

3 Qershor, 2023
Goro: Fitorja e Belerit, jo nder për Himarën!
Politikë

Goro: Fitorja e Belerit, jo nder për Himarën!

28 Maj, 2023
Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….
Politikë

Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

28 Maj, 2023
Rama: Ja kush na tupëron në Sarandë
Politikë

Rama: Ja kush na tupëron në Sarandë

28 Maj, 2023
Tjetër sinjal rikthimi nga Basha…pa ndryshuar asgjë!
Politikë

Tjetër sinjal rikthimi nga Basha…pa ndryshuar asgjë!

28 Maj, 2023
Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri
Politikë

Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

28 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.