Një realitet deri tani i paraportuar në media, po gjen hapësirë në media vetën për anën negative të një treguesi tejet pozitiv: pallatet e sportit janë plot me tifozeri, pra të lojrave me dorë, ndryshe nga stadiumet anemike, edhe në ndeshjet e Superligës. Kjo është një anë positive që nuk i kushtohet lajm, lajmi vjen kur aty ndodhin incidente.
Më i fundit është ai në finalen e basketbollit Tirana – Besëlidhja, ku tifozeria lezhiane nuk e gëlltiti dot humbjen dhe reagoi papëlqyeshëm ndaj lojtarëve kundërshtarë në parketin e lojës.
Për këtë arsye, siç ndodh në stadiume, policia është detyruar të jetë prezente dhe në pallatet e sportit ku po garohet fort mes ekipeve kryesore shqiptare, në basketboll e volejboll, për meshkuj e femra. /sarandacity.al/