Një police në qytetin tonë e “ka marrë malli për këngë”; jo të dëgjojë por të këndojë.
Është një ndër femrat që ka thyer tabu e ka zgjedhur dy profesione në jetë që nuk kanë asnjë pikë takimi me njëra-tjetrën.
Behije Dida, këngëtare dhe police; këngëtare prej kur ishte fëmijë, ndërsa police profesion i 10 viteve të fundit.
Modestisht shprehet: “Nuk bëj ndonjë gjë të jashtëzakonshme, po as nuk i ndaj dot ku nis pasioni e ku mbaron profesioni, i bëj me zemër të dyja.”
Fillimet e saj janë me grupin “Zëri i Bilbilit”, ndërsa tani po punon me projektet e saj muzikore.
Katër këngë ka në repertorin e saj, por të realizuara me videoklip vetëm tre prej tyre, pasi siç shprehet, “nuk është e lehtë të realizosh një videoklip, si nga ana ekonomike dhe ajo profesionale por unë kam qenë me fat sepse kam pasur njerëz artdashës pranë.”
Familja, puna, pasioni, shoqëria…, po si e ka gjetur balancën Behija? Përgjigjen e gjeni në intervistë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/tnTYzdWhCTU