Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Beleri mbetet në burg: Tirana “s’e ha” presionin e Athinës

Xhaçka rrëzon pretendimet e homologut Dendias, pas një takimi mes tyre në Bruksel

by Saranda City
22 Maj, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Beleri mbetet në burg, tashmë teë 313-ta në Tiranë, pasi dhe GJKKO (Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi po njësoj si ajo e Vlorës, kjo ka bërë që të ketë një takim mes krerëve të dy diplomacive, Tiranës dhe Athinës.

Ministrja Olta Xhaçka bisedoi me homologun Nikos Dendias në Bruksel, në kuadër të takimit informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ishte Xhaçka ajo që bëri me dije gjatë këtij takimi me homologun grek kanë diskutuar mbi çështjen “Beleri”.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe”, shkroi ajo në mënyrë sfiduese, duke mos iu dorëzuar presionit të Athinës zyrtare.

Për më tepër, gruaja që drejton diplomacinë shqiptare thonë se “z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin”.

Por për Xhaçkën, “blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë”.

“E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë”, është ajo në takimin me kryediplomatin grek.

Kështu, Tirana zyrtare vijon me qëndrimin e saj që në ccastin kur u njoftua arrestimi i Belerit me akuzën për blerje vote, duke treguar me gisht ligjin.

Fredi Beleri, një filogrek që mendohet të jenë me origjinë të qartë shqiptare, kandidoi nën siglën e Bashkimit për Fitore, duke patur mbështetjen e dyshes Berisha-Meta, të cilët prishën kështu paktin e politikës shqiptare të vitit 2000 për të mos mbështetur asnjë kandidat filogrek në Himarë, të propozuar nga PBDNJ-ja e Vangjel Dules.

Beleri, më shumë se si administrator, e synon Bashkinë e Himarës në emër të një projekti helenizues, sicc dhe vetë e ka bërë me dije.

E ndonëse nuk dihet se dhe cc’profesion ka apo se cila është arritja e tij më e madhe në jetë në tregues menaxherialë, ai për më tepër akuzohet, jo zyrtarisht por mediatikisht, si një prej personave që ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër, në vitin 1994, ku nga një komando greke u vranë e u plagosën disa ushtarakë e ushtarë shqiptarë. Ishte një akt në emër të kauzës vorioperiote. /sarandacity.al/  

Previous Post

Fitorja e Mitsotakisit: zgjedhje të reja në qershor?

Next Post

Përjetime: Si rashë në dashuri me Ksamilin, “Maldivet e Europës”

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.