Mihal Kokëdhima i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë vijon të jetë problematik edhe këtë sezon turistik.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, analisti Dritan Hila tregon se Kokëdhima ka bllokuar rrugën që të çon te plazhi afër tij në Porto Palermo të Himarës.
Më parë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur resortin që ishte pa leje “Panorama” në pronësi të Kokëdhimës, ndërtuar buzë detit në Porto Palermo.
“Pasi qeveria i shembi Mihalit lokalin, Mihali vendosi t’i shembi qeverisë malin!
Vazhdon kontrolli i territorit. Tani Mihali që po punon me matrapik nuk të le të shkosh as tek plazhi që dikur ishte i lirë.
A ka Ministri Rendi, Polici, Bashki, që t’i shpjegojë çdo skizofreni, fshatari pa tokë, apo ezberi që i mbushet mendja që të bllokojë copa bregdeti me copa letrash fallco apo pa letra fare, që ky vend ka një qeveri?”, shkruan Hila.
Si duket Kokëdhima ka zaptuar një tokë afër plazhit që ndodhet pranë tij.
Mihal Kokëdhima, u arrestua pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke iu hedhur mbi kofanon e makinës që ata kishin marrë me qera, dhe në tri kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata duke u thyer xhamin e përparmë të automjetit.
E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në “Porto Palermo” të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/bhh3JilG1vs
Hey! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very
good success. If you know of any please share.
Appreciate it! You can read similar text here: Warm blankets