A nuk do të ishte më mirë nëse do të mund të shikonit nga një dritare më madhe katërkëndore nga avioni, siç në një automjet, dhe të shijonit pamjen “nga qielli” pa pasur nevojë të përkuleni dhe të shikoni nga dritaret e vogla të rrumbullakëta?
Ndoshta do të ishte, dhe një herë e një kohë ju mund të shijonit një pamje të tillë, derisa ndodhën dy aksidente të tmerrshme në vitin 1953, ku vdiqën 56 njerëz.
Fajtorë të aksidenteve kanë qenë xhamat katrorë që kanë bërë që avionët të shpërbëhen në ajër.
Domethënë, katër cepat e dritareve të tilla ishin një pikë e dobët, sepse nuk e përballonin presionin që ndodh në lartësi.
Kjo është arsyeja pse u prezantuan dritaret e rrumbullakëta, të cilat për shkak të formës së tyre shpërndajnë në mënyrë të barabartë të gjithë presionin dhe janë shumë më të forta se varianti i parë.
Kështu që ne do shijojmë shikimin nëpër dritaret e vogla për aq kohë sa e dimë se ato janë të tilla për një arsye. /sarandacity.al/