PS zyrtarizoi emrat e kandidatëve për Lokalet e 14 majit, përballë një opozitë të përçarë, nën bindjen e llogaritë që e nxjerrin fituese, paçka kohëve jo të mira në perceptimin publik.
Përmbysjen më të madhe e ka patur Qarku Vlorë, me emra të rinj në disa bashki, përfshirë vetë Vlorën. Ndërsa në të tjera kënë dominuar rikandidimet.
Por duhet theksuar se politikisht, këto janë zgjedhjet për Shkodrën, prova finale e PS-së për të marrë këtë bastion të PD-së, pasi 12 vite më parë do merrte Kavajën, me PD-në në pushtet.
Për bashkinë veriore do jetë Benet Beci, një emër që bëri emër nën qeverisjen e PD-së si njeriu që reformoi dhe faktorizoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me të cilin Berisha u investua sidomos në infrastrukturën rurale, por që Rama zgjodhi ta ketë dhe ai si resurs njerëzor menaxhues.
Tashmë, Benet Beci, pasi ka dhe përvojë dyvjeçare si deputet, i PS-së, sigurisht, do provojë ta marrë këtë qytet, kështjella e fundit politike që PS s’e ka marrë dot.
Benet Beci, si favor ka emrin që ka bërë dhe fisin të cilit i përket në Shkodër. I biri i një prej akademikëve më të njohur të shqipes, gjuhëtarit Bahri Beci, ai vjen nga një fis me tipare të djathta, tipik i traditës shkodrane.
Në llogari votash, fitorja e tij është e mundshme nga fakti se opozitës i janë larguar gati 8 mijë vota, të cilat i kishte Agron Çela, kaluar nga LSI në PS.
Interesant është fakti se Benet Beci është i paakuzueshëm nga opozita, posacërisht PD, pra dhe Berisha, pasi siç u cek më sipër, ai ka qenë ndër më të dalluarit në qeverisjen demokrate me financime të shumta si kreu i FSHZH-së. /sarandacity.al/