Në vijim të përplasjeve për Butrintin, deputetja opozitare e Sarandës Ina Zhupa, kundërshtare e ashpër e dhënies së Parkut për menaxhim te Fondi Shqiptaro-Amerikan, pretendon se kjo do i japë ministres Margariti 10 mijë dollar në vit.
Deputetja e PD, Ina Zhupa edhe një herë ka reaguar për koncesionin e Parkut të Butrintit.
“Koncensioni i Butrintit gezon ministren e (ç)Kultures Margariti me nje perfitim extra 10 mije dollar ne vit si anetare e bordit te fondacionit.
980 mijë dollarë llogariten per anetaret e bordit dhe per stafin mbeshtetes te tyre nga parate e Butrintit. Ku 350 mije dollar jane pagesa ne xhepat e 5 anetareve e bordit te fondacionit, nje nder te cilat eshte Elva Margariti.
Avokatja e lekeve te veta dhe jo e trashegimise tone kulturore do paguhet dy here: nje here me page mujore si ministre e kultures dhe nje here me honorare 10 mije dollar ne vit si anetare e bordit te fondacionit privat per Butrintin!
Ky eshte nje nga detajet e shumta te kontrates se koncensionit te Butrintit, e quajtur marreveshje, ku perfituesit e vetem jane personat privat qe do marrin Buntrintin, si dhurate nga qeveria per 10 vjet”, shkruan Zhupa. /sarandacity.al/
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://accounts.binance.com/vi/register?ref=WTOZ531Y