Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Betim nën pranga në Athinë: siç kërkohet për Belerin…

Ish-deputeti i dënuar i Agimit të Artë lë përkohësisht qelinë

by Saranda City
29 Dhjetor, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i dënuar i Agimit të Artë i shoqëruar nga forca policore i është bashkuar sallës bashkiake të Athinës, për të bërë betimin si këshilltar bashkiak.

I burgosuri në burgjet e Korydallos, ai është betuar i ndarë nga pjesa tjetër e këshillit bashkiak që u betua dje në tregun bashkiak të Kypselit. Betimi i tij u vendos të shtyhej nga frika e incidenteve.

Sipas informacioneve, pas betimit të tij do të ndiqen procedurat e parashikuara në ligj për largimin e tij nga detyra.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kujtohet se dje të enjten është bërë betimi i kryebashkiakut të ri të Athinës Haris Doukas dhe këshillit bashkiak në tregun bashkiak të Kypselit. Në ceremoninë e betimit nuk mori pjesë i dënuari Ilias Kasidiaris, i cili është zgjedhur në këshillin e qytetit.

Ilias Kasidiaris kishte paraqitur një kërkesë për leje nga burgu ku është i dënuar me 13 vjet e 6 muaj burg për çështjen e Agimit të Artë, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit, e cila u miratua. Megjithatë, u vendos që të betohet një ditë tjetër. Njoftimet e organizatave antifashiste për të mbajtur një tubim në të njëjtën kohë kur mbështetësit e ekstremit të djathtë të Kasidiaris kishin organizuar një aktivitet mbështetës, shkaktuan shqetësim të madh për sigurinë e të pranishmëve në ceremoninë e betimit. Kujtohet se në vitin 2014 në betimin e kryebashkiakut të atëhershëm të Athinës, Giorgos Kamines, ishte i pranishëm edhe Ilias Kasidiaris, i arrestuar për të njëjtën çështje, si pasojë e të cilit u shkaktuan incidente.

Ky zhvillim ngjan të jetë si një mesazh nga Athina për Tiranën, që kështu duhet të ishte betuar dhe Beleri, duke dalë përkohësisht nga qelia. /sarandacity.al/

Previous Post

Buxheti i ri i Sarandës, politika lokale i thotë “Po”

Next Post

Nëse s’doni që dora t’ju katandiset kështu orët në vijim…

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024

Comments 1

  1. thick milf says:
    4 javë ago

    536811 754205I admire your function , regards for all of the valuable weblog posts. 618563

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.