E njohur më së shumti si moderatore, edhe pse me gjuhë politike si zëdhënëse e PD-së për një fare kohë, Ori Nebiaj është detyruar të flasë para gazetarëve me status politik.
Si një reagim pas “bombës” së radhës rënë në PD, asaj të FRPD-së, ajo duket se i përket kahjes Basha në zhvillimet e fundit që kanë në qendër Forumin Rinor demokrat.
Si i e mandatuar në krye të grupit të punës, tha për mediat se FRPD është gati për realizimin e një procesi gjithëpërfshirës që s’mandaton një kryetar për interesa personale, por një forum që bashkon dhe që s’ndan.
“Ka dy vite që ka tejkaluar mandatin dhe FRPD duhej të ishte riorganizuar me kohë dhe duhej ti kishte bërë zgjedhejt, pasi ka tejkaluar mandatet e veta”, tha Nebiaj, duke i qëndruar linjës Basha, i cili ka diktuar zgjedhje të reja në këtë forum, por që i është rebeluar kryetari, Belind Këlliçi, i cili duket se po mban kahjen Basha.
“Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe kështu që ne si grup pune duhet të kujdesemi që të kemi një proces të bukur, transparent dhe gjithëpërfshirës”, tha ajo.
Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë.
Ndërsa Këlliçi tha se kjo është një tentativë e tij për të uzurpuar FRPD-në, pasi kishin rënë dakord që zgjedhjet për pasuesin e tij t’i bënin në një moment të dytë, kur situata brenda PD-së, të ishte më e qetë, referuar përplasjeve Basha-Berisha. /sarandacity.al/