Brandimi i Sarandës është pikërisht iniciativa për të ngritur imazhin e qytetit bregdetar në sytë e turistëve të huaj e për ta shndërruar në një ndër destinacionet më të pëlqyera në rajon e vetëm.
Në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik, në partneritet me Bankën Botërore e qeverinë e Shqipërisë, në rolin e një katalizatori për zhvillimin rajonal në Jugun e Shqipërisë, implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Saranda tashmë ka një logo të re, website dygjuhësh (www.saranda.al), dhe një sërë komponentësh të tjerë që plotësojnë panoramën e brandit “Saranda Live and Love”.
Tashmë qyteti, me statusin e padiskutueshëm “turistik”, me një tërheqje e famë që sa vjen dhe i shtohet sezon pas sezoni, imponon të tjera qasje promovuese, me të tjera risi, për të qenë sa më konkurruese në tregun global të turizmit.
Mos harrojmë se det nuk kemi vetëm ne, nuk ka vetëm Saranda. Det ka kudo, edhe të kristaltë si në Sarandë, edhe me plazhe po aq magjepsëse, por disa faktorë përcaktues në prestigjin e saj turistik varen nga ajo çfarë ndodhë në tokë, tek aftësia reformuese në plan menaxherial, për të patur komponentë sa më tërheqës në shërbime e destinacione, si dhe te promovimi në finale i gjithçkaje dhe në mënyrë sa më cilësore.
Këtë synon brandimi i Sarandës, i cili sjell dhe logon e re si risi. Nuk është i vetmi komponent, por është ndër më kryesorët.
Siç dihet, sipas ligjeve të tregut, logoja është në të shumtën e rasteve përcaktuese e suksesit. Shumëngjyrëshe dhe me një slogan që të fton të jetosh e të duash Sarandën, turistët do të njihen me imazhin e ri të qytetit, një destinacion që plotëson nevojat e dëshirat e një turisti modern.
Strategjia e Kërkimit të Tregut & Zhvillimit për Jugun e Shqipërisë (pjesë e projektit të sipërpërmendur) është fokusuar në katër bashki: Berat, Përmet, Gjirokastër e Sarandë dhe sipas autorëve qëllimi kryesor i këtij projekti është të mbështesë menaxhimin lokal të turizmit dhe të ndërtojë kapacitetet e tyre gjatë kësaj kohe.
Prej tyre sqarohet se brandi turistik për Sarandën është krijuar dhe aprovuar për t’u përdorur nga e gjithë industria e turizmit duke filluar nga institucionet dhe organizatat të cilët promovojnë turizmin në Sarandë e deri tek sektori privat.
Pra, edhe pse “Saranda – Live and Love” është brand që menaxhohet nga Drejtoria e Turizmit në Bashki, i përket gjithashtu të gjithëve.
Ndaj le ta përqafojmë të gjithë frymën e re të brandit Saranda Live and Love, ta bëjmë virale në rrjetet sociale e më e rëndësishmja ta Jetojmë e ta Duam perlën e rivierës shqiptare. /Revista Saranda/
Obesity is assumed to be a risk factor for male breast cancer as well buy priligy usa If not, consider using basal body temperature BBT charting to find out