Edhe pse në një mot të papërshtatshëm, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zgjedhur ta nisë javën nga Joni i trazuar, pikërisht në Vlorë, ku me dallgë në sfond ka pozuar me gra vlonjatë e peshkatarë vendas.
“E lumtur që nis javën me një shëtitje në plazh në Vlorë”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Instagram.
Aktive në politikën e ditës, Kim shfaqet gjithashtu dhe e dashuruar me datyën dhe realitetet e ndryshme shqiptare, duke qenë ambasadorja me bredharake nëpër Shqipëri ndër shumë si ajo në post-komunizëm me mision në Tiranë. /sarandacity.al/