Pas prishjes në zonën e Manastirit, IKMT është vendosur në Sarandë ku është prishur një objekt i paligjshëm i ndërtuar pa leje. Objekti ndodhej te ish-Parku i Mallrave.
Prezent ndodheshin familjarë të objektit, të cilët zotëronin çertifikatën e pronësisë së truallit dhe për këtë arsye nuk janë pajtuar me aktin ndëshkimor të shtetit.
“Nuk na kanë sjellë asnjë paralajmërim, po ta dija unë e prishja vetë”, shprehet pronarja e këtij objekti, i cili ishte dhënë me qera.
Burime pranë IKMT shprehen se ky vendim i ekzekutuar sot ishte marrë që në vitin 2020 dhe ishte i shoqëruar me një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja. /sarandacity.al/
https://youtu.be/boHgcD5ov9k