Nuk ka asnjë dyshim: ai është emri më i madh që ka nxjerrë Delvina në futboll. Quhet Bujar Hado, ose ndryshe Hado i famshëm i Partizanit e më pas i Lokomotivës së Durrësit, që së bashku me Shyq Ballqinin përbënin një ndër dyshet me fantastike të futbollit shqiptar të viteve ’80. Hado preku dhe kombëtaren gjithashtu.
Do thotë dikush “Jo, është Pano më i madhi delinjot i futbollit”, por themi që Pano nuk pati karrierë në Delvinë, kështu që këtë status e gëzon Hado.
Delvina e nderoi së fundi në festën e saj këtë emër dhe Bujari, i cili prej 30 vitesh jeton në Itali, aty, te fusha ku e nisi karrierën, kujtoi ca pak prej atyre kohërave të arta ku ai shkëlqeu.
Kujton sidomos zemërimin e bashkëqytetarëve me të, pasi një kohë kaloi me Butrintin, rivalin e përjetshëm të Bistricës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/-i_nkJQKB0E