Butrinti e justifikoi humbjen në Peshkopi përballë Korabit me rrugën e gjatë të bërë deri atje, në fakt, një rikthim pas 34 vitesh.
“Transfertë sfilitëse për sarandiotët teksa pasi bëjmë 724 kilometra, e dyta në këtë kategori pas udhëtimit të Pukës (744 km vajtje ardhje)”, thuhet nga KS Butrinti pas humbjes 1-2 në transfertë.
Kështu, në nisje të kampionatit, në dy ndeshjet e para, Butrinti ka një fitore dhe një humbje, me dy gola të shënuar e po dy të pësuar.
“Takimi i radhës do të jetë i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë në Sarandë përballë Laçit më 22 shtator”, është lajmërimi për sfidën e radhës, po aq interesante, pasi bëhet fjalë për një përballje me një ndër ekipet që dikur ishin gati në të në të njëjtin nivel me Butrintin, por që prej vitesh është shndërruar në një prej ekipeve më të forta të Superiores, pa rrezikuar të bjerë nga kategoria. /sarandacity.al/