Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Butrinti “qan” ikjen e ish-portierit: legjenda e portës durrsake, me fillesat në Sarandë

by PorositWeb
19 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Siç ka luajtur delvinjoti Bujar Hado me ish-Lokomotivën e Durrësit, sigurisht dhe me Butrintin, dhe një ish-lokomotivas ka luajtur në Sarandë. Ai është pikërisht legjenda e portës durrsake, Lad Ajazi, për të gjithë ata që e mbajnë mend atë emër mes shumë emrave të tjerë të kohëve të arta të ekipit durrsak, ku qe mes tyre dhe Hado.

Ndaj, Butrinti i ka kushtuar një dedikim nekrologjik ish-futbollistit që luajti me të ato vite, Vladimir Ajazi, që la këtë botë pas një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh.

“Lajmi i ndarjes nga jeta të durrsakut Vladimir Ajazi, ka qenë i trishtueshëm edhe për futbollistët e Butrintit. Për arsyen e thjeshtë se emri i tij spikat ndër vlerat e historisë së futbollit sarandiot.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ajazi luajti vetëm një vit me fanelën e Butrintit, duke mbrojtur në takimet e vitit 1974, portën e ekipit që u bë edhe për atë aq i dashur. Megjithëkëtë, mjafton edhe fare pak kohë për të njohur e vlerësuar njeriun dhe futbollistin që ka mbetur në kujtesën e lojtarëve dhe sidomos trajnerit të kohës, Vangjel Çakuli.

Me Sarandën dhe Butrintin lidhen fillesat e karrierës futbollistike të Vladimir Ajazit, që sot u nda nga jeta. Kjo eksperiencë e parë do t’i shërbente atij për të ngjitur një nga një shkallët e karrierës, duke luajtur në mbrojtje të portës së ekipit Shpresa e më pas të tregojë vlerat njerëzore dhe organizative, si trajner i kombëtares shqiptare.

Ekipi dhe stafi i Butrintit, përmes dhimbjes dhe me shumë nderim për atë kontribut të çmuar që Ajazi dha për ekipin sarandiot, i drejton ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të shumtë të Vladimir Ajazit”. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Buxheti i Delvinës në një ballkon natyror: pamje si askund!

Next Post

Pathoi bujëmadh i kockave: si e shëroi dhe veten me anë të kalit

PorositWeb

Related Posts

Fundi logjik i një Europiani: Spanja kampion!
Sport

Fundi logjik i një Europiani: Spanja kampion!

14 Korrik, 2024
Pikëpyetja e një ndeshje të çmendur, kuqezinjtë fituan një pikë apo humbën dy të tilla?!
Sport

Pikëpyetja e një ndeshje të çmendur, kuqezinjtë fituan një pikë apo humbën dy të tilla?!

20 Qershor, 2024
Nga burojnë rivalitetet më të forta në fushën e blertë?
Kryesore

Nga burojnë rivalitetet më të forta në fushën e blertë?

24 Prill, 2024
Befasojnë grekët: Mirëseardhje këtij turku…
Sport

Befasojnë grekët: Mirëseardhje këtij turku…

27 Dhjetor, 2023
Shqipëria, në Gjermani me një barazim pa shkëlqim
Sport

Shqipëria, në Gjermani me një barazim pa shkëlqim

17 Nëntor, 2023
Jetëhumbje e dhembshme afrikane në futbollin shqiptar
Sport

Jetëhumbje e dhembshme afrikane në futbollin shqiptar

11 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.